Sport “Jam shumë entuziast”, Toni Kroos rikthehet te kombëtarja gjermane

“Jam shumë entuziast”, Toni Kroos rikthehet te kombëtarja gjermane

Më në fund ka mbërritur njoftimi i shumëpritur nga tifozët gjermanë: Toni Kroos do të rikthehet për të luajtur për kombëtaren.

Ka qenë vetë mesfushori i Real Madridit, ai që e ka bërë të ditur lajmin me një postim në kanalet e tij sociale: “Djema, do të jem i drejtpërdrejtë: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë.

Pse? Meqë më pyeti trajneri i kombëtares, jam entuziast dhe i sigurt se me kombëtaren mund të bëjmë shumë më tepër në Kampionatin Evropian nga sa besojnë shumica e njerëzve aktualisht”.

Ish-lojtari i Bayernit kishte vendosur ta mbyllte këtë eksperiencë të bukur pas Kampionatit Evropian të vitit 2021. Tani, megjithatë, është gati ta rihapë atë.