Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Tiranë krerët e qeverive të vendeve të rajonin në një samit të Ballkanit perëndimor.
Në mbrëmje kreu i qeverisë shqiptare ka veçuar në faqen e tij në Instagram një foto me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Nga foto ata duken të përqafuar dhe mjaft miqësorë duke ditur që marrëdhëniet mes tyre pësuan një krisje të fortë pak kohë më parë.
Madje më 25 prill, Albin Kurti e sfidoi Edi Ramën me tre kandidatë të tij, të cilët morën rezultate tw dobta.
Rama nga ana tjetër, e ka pritur disa herë Kurtin në takime zyrtare dhe publikisht nuk është shprehur asnjëherë kundër tij, si për të treguar se marrëdhënia e tyre personale duhet të tejkalohet, për shkak të marrëdhënieve mes dy shteteve vëllezër.
Rama e ka postuar foton pa ndonjë mesazh duke vendosur vetëm inicialet “ALXK” që nënkuptojnë “Shqipëria për Kosovën”. Mbetet të shihet nëse kjo foto është sinjali se Rama dhe Kurti kanë lënë pas përplasjet mes tyre.