Dy kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre zyrtare për shkak se do të futen në listat e kandidatëve për deputetë të PS.
Sipas Klan News, bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj.
Të dy do të përfshihen në listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Kujtojmë se sot deri në mesnatë është afati i fundit që partitë të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë.