Bota Japonia me Perandor të ri (FOTO)

Japonia me Perandor të ri (FOTO)

Perandori japonez Naruhito premtoi se do t’i përmbushë me sukses të gjitha detyrimet e tij si simboli i shtetit në ceremoninë e lashtë qindra vjeçare që u mbajt në nder të fronëzimit të tij, e cila e ndoq nga zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh nga më shumë se 180 vende, mes të cilëve dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

59-vjeçari Naruhito u ngjit në fron në muajin maj, pasi babai i tij, Akihito u bë monarku i parë që hoqi dorë në 2 shekuj.

“Betohem se do të veproj sipas Kushtetutës dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e mia si simboli i shtetit dhe bashkimit të njerëzve”, tha perandori i ri para 2000 të pranishmëve, mes të cilëve dhe Princi i Britanisë, Charles.

“Sinqerisht shpresoj që Japonia të zhvillohet më tej dhe të kontribuojë në miqësinë dhe paqen e komunitetit ndërkombëtare dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e qenieve njerëzore përmes mençurisë dhe përpjekjeve të pandërprera”, shtoi ai.

Gjyshi i Naruhitos, Hirohito, në emër të të cilit trupat japoneze luftuan në Luftën e Dytë Botërore, u trajtua si Zot, por hoqi dorë nga statusi i tij hyjnor pas disfatës së Japonisë në 1945. Perandori në ditët e sotme nuk ka autoritet politik.