Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen. Kjo javë do të ndikohet kryesisht nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore.
Dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet deri mesatar. Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.
Dita e martë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të izoluara shiu dhe bore.
Dita e mërkurë dhe enjte parashikohet të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët si dhe në lartësinë mbi 300-400 në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.
Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira më të përqëndruara në veri dhe përgjatë relieveve malore. Në veri reshje shiu e bore të izoluara.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregtare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek kryesisht ditën e henë.
Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 15m/sek.
Përshëndetje nga SH.M.U!
Duke ju uruar Gezuar Ditën e Veres po ju njohim me kushtet atmosferike për javën që presim….Posted by Sherbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare on Sunday, 14 March 2021