Në javën e dytë pritet të ketë një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Këtë deklaroi në Real Story drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj i cili iu referua ecurisë në vende të tjera dhe një studimi të fundit nga mjekë italianë dhe kinezë. Ai tha se në javën e dytë pritet një numër më i madh për shkak se përkon me periudhën e inkubacionit.
Fakti që tre ditët e para pati rritje të numrit pacientëve, tani jemi 14, Si e shihni raportin e shifrave? Ju përputhen me trendin të vendeve të tjera?
Brataj: Përputhet me ecurinë e këtyre vendeve dhe ka një veçori, një nga studimet e fundit nga mjekët italianë ka treguar se java e parë është bumi i parë, në javën e dytë ka pasur rritje të numrit për shkak të periudhës së inkubacionit, mund të ketë rritje të numrit gjatë drekës ose darkës, siç ka ndodhur në Kinë dhe Itali. Janë pesë tipe të këtij virusi që nuk kanë nevojë për trajtime të veçanta. Ato nisin të trajtohen me një teknikë të intubimit. Masat drastike në lëvizjen e njerëzve, në kufizimin e tyre, do e kufizojnë numrin e infeksioneve më shumë sesa në vendet ku u prit në një kohë të gjatë deri në shpalljen e masave.