Kosova “Javët në vijim do të ketë vendime të qarta”, Macron: Bashkë me...

“Javët në vijim do të ketë vendime të qarta”, Macron: Bashkë me Scholz kërkuam zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të organizojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës sa më parë që është e mundur.

Ai i bëri këto komente në një konferencë në Kishinau duke theksuar se javët në vijim do të ketë “vendime të qarta” për situatën në veri të Kosovës.

Presidenti Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin e Moldavisë.