Extra “Je si lopë”, Bebe Rexha revoltohet me shqiptarët që e fyejnë

“Je si lopë”, Bebe Rexha revoltohet me shqiptarët që e fyejnë

Bebe Rexha me origjinë nga Shqipëria është një nga këngëtaret që nuk ka aspak komplekse për trupin e saj dhe shpesh herë publikon foto e video pa fotoshop dhe pa make up duke i përcjellë një mesazh të gjitha vajzave, që ta duan trupin dhe pamjen e tyre ashtu siç janë dhe të ndihen të lumtura.

Në një video të publikuar disa ditë më parë, ku Bebe shihet me bikini të zeza ajo ka marrë shumë mesazhe ofenduese nga shqiptarët dhe kjo gjë e ka revoltuar këngëtaren. Ajo ka publikuar një video në Instastory ku shprehet se ndihet krenare që ka prejardhje nga Shqipëria, por nuk është aspak krenare për të gjithë shqiptarët që kanë tendencë që të ofendojnë dhe të shajnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për prejardhjen time, por për diçka nuk jam aspak krenare. Video që kam postuar ka shumë komente shqiptare që shkruajnë se jam si lopë, që e kam trupin katastrofë, të shpifur. Ne shqiptarët në vend ta ngremë njëri-tjetrin, vazhdimisht e ulim poshtë. Pyes veten edhe sa vajza të tjera të suksesshme shqiptare do jenë për sa kohë vazhdojmë t’i ulim ato”, është shprehur ndër të tjera Bebe.