Kuriozitete Shkencëtarët krijojnë embrionin e “majmunit-njeri”, polemika mbi çështjet etike

Shkencëtarët krijojnë embrionin e “majmunit-njeri”, polemika mbi çështjet etike

Një studim i disa shkencëtarëve kinezë dhe amerikanë dhe i botuar në revistën prestigjioze “Cell” po shkakton një tërmet në fushën e gjenetikës, veçanërisht për sa i përket aspektit etik dhe moral të çështjes.

Studiuesit e Salk Institute kanë krijuar një kimerë, pra një krijesë hibride si rezultat në këtë rast të bashkimit të një embrioni majmuni me celulat e një qenie njerëzore.

Qenia e re është zhvilluar rreth 20 ditë, dhe më pas është shkatërruar, para se të zhvillohej më tej.

Arsyeja e zhvillimit të një qenie të tillë ka të bëj me studime të mundshme për sëmundje si kanceri. Eksperimente të tilla nuk mund të bëhen mbi embrione njerëzore, kështu që një kimerë mund të jetë zgjidhja për  thellime të tjera.

Çdo embrioni iu injektuan 25 celula njerëzore. Pas 19 ditësh, vetëm tre kishin mbijetuar, por krijesat u shkatërruan një ditë më vonë.

Por studimi ngjall debate të ashpra morale, të përmbledhura nga profesor Julian Savulescu i universitetit të Oksfordit. “Sot u zhdukën  embrionet, por është vetëm çështje kohe kur krijesa të tilla do të lejohen të lindin, ndoshta edhe si burim për organe. Por përpara se të kryhen eksperimente mbi to, është e nevojshme të kuptojmë kapacitetet e tyre mendore. Edhe pse në pamje mund të mos duken njerëzorë, kapacitetet e tyre mund të jenë të përafërta me njeriun”.