Kronobiologjia- është ky emri i disiplinës që studion oraret biologjike të njeriut për të përcaktuar personalitetin. Çdo ritëm biologjik lidhet me një ‘kronotip’ të veçantë, që kronobiologët i kanë ndarë në ‘delfinë’, ‘ujqër’, ‘arinj’ dhe ‘luanë’.
Sipas kronobiologut Michael Breus orët e gjumit, orari i zgjimit, humori i mëngjesit tregojnë një personalitet ndryshe.
Por cili personalitet jeni ju? Lexoni kronotipat më poshtë për ta përcaktuar:
Delfini
Ke gjumë shumë të lehtë, madje mund të vuash nga pagjumësia. Zgjohesh rreth orës 6:30 të mëngjesit dhe zakonisht bën ushtrime përpara vaktit.
Luani
Zgjohesh plot energji, por pasdite fillon të ndjesh se po të lënë fuqitë.
Ariu
Zgjohesh në drekë, dhe nëse nuk i bën tetë orë të mira gjumë, nuk ndihesh mirë. Jeta ideale për ty është e balancuar: 8 orë gjumë, 8 orë punë, 8 orë pushim.
Ujku
Je nga ata njerëz që e fik dhjetë herë zilen e orës. Të pëlqen të jetosh ditën, por koha jote ideale është nata.