Më e vogla e Jeep, Avenger, është Makina e Vitit 2023.
Çmimi iu dha nga një juri gazetarësh europianë të specializuar. Avenger prodhohet në Europë, në Poloni, në Tychy.
E dyta, në mesin e 7 finalisteve, renditet VW ID.Buzz, me 87 pikë më pak, kurse Nissan Ariya, e treta, me 211 pikë.
Jashtë nga vendet e para gjejmë Kia Niro (200 pikë), Renault Austral (163 pikë), Peugeot 408 (149 pikë) dhe binjaket elektrike, Toyota bZ4X dhe Subaru Solterra (133 pikë).
Avenger, modeli i parë elektrik i Jeep
Avenger është modeli i parë elektrik i Jeep. E prezantuar në Sallonin e Parisit, përfaqëson një model strategjik për Jeep, pasi është jo vetëm i pari me bateri, por synon edhe një sektor me shumë konkurrencë si ai i B-Suv, që grupi Stellantis është gati të ofrojë edhe dy alternativa të tjera – Fiat dhe Alfa Romeo.
Modelet finaliste në garë
Në mesin e makinave finaliste, të zgjedhura nga një gamë e gjerë prej 27 emrash, përveç Jeep Avenger përfshihet Kia Niro, Nissan Ariya, Peugeot 408, Renault Austral dhe Volkswagen ID. Buzz, përveç binjakeve Subaru Solterra dhe Toyota BZ4x, që në fakt konsiderohen si një kandidat i vetëm.
Katër nga këto makina – VW ID.Buzz, Nissan Ariya dhe binjaket japoneze zotërojnë powertrain elektrikë, por parashikohen të jenë full electric në gamën aktuale apo të ardhshme të Peugeot 408 dhe Kia Niro.
Jeep nuk kishte qenë kurrë në mesin e finalistëve për çmimin “Makina e Vitit” (Car of The Year).
Shtëpitë automobilistike protagoniste në vitet e kaluara
Nga markat përfaqësuese në mesin e finalistëve, Peugeot dhe Renault janë ato që kanë marrë më shumë çmime, duke e fituar titullin “Makina e Vitit” me 6 makina të tyre.
Dy markat franceze rezultojnë ndër ato që kanë fituar më shumë çmime, pas Fiat, e cila, deri më tani, ka fituar nëntë çmime.
Volkswagen, e pranishme në Belgjikë me modelin elektrik Bulli, e ka fituar katër herë çmimin “Makina e Vitit”, ndërsa shtëpitë japoneze Toyota dhe Nissan, përkatësisht tre dhe dy herë.