Bota Jeff Bezos ofron një miliard dollarë për mbrojtjen e tokës dhe detit

Jeff Bezos ofron një miliard dollarë për mbrojtjen e tokës dhe detit

Një miliard dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin, është angazhimi i miliarderit Jeff Bezos për të mbrojtur 30% të planetit deri në vitin 2030, në përpjekje për të parandaluar zhdukjen në masë të territoreve.

Projekti ”Bezos Earth Fund” nuk identifikon grupe ose nisma për të cilat janë parashikuar këto fonde.

“Ne do t’i japim përparësi zonave të rëndësishme për biodiversitetin dhe ne do të theksojmë rolin qendror të komuniteteve lokale”, theksoi Bezos për ”Washington Post”.

Përveç nismës për ambientin Bezos ka ndërmarrë hapa edhe në hapësirë.

Bezos bëri një ofertë për ”Blue Origin” për të mbuluar kosto deri në 2 miliardë dollarë këtë vit dhe gjatë dy viteve të ardhshme për zhvillimin dhe prodhimin e një zbarkuesi hënor, nëse kompania autorizohet për të garuar përsëri kundër ”SpaceX” të Elon Musk.