Drejtoresha e ISHP, Silva Bino ka thënë se Shqipëria as e ka kaluar, por as e ka përjetuar pikun, por vetëm po e monitoron atë.
Bino në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 shprehet se kjo është një epidemi që vjen njëherë në jetë dhe ka një fatalitet por ajo thotë se nga 11 viktimat në Shqipëri, 3 prej tyre nuk vdiqën vetëm nga koronavirusi pasi kishin dhe probleme të tjera kurse për 8 të tjerët po analizohen shkaqet.
”Ne kemi të dhëna. Këto po analizohen. Tre prej tyre gjatë analizës nuk janë direkt nga koronavirusi. Janë lidhur me koronavirus por 8 të tjerët po analizohen.
Kjo studiohet vetëm nga ekspertët që analizojnë dhe klasifikojnë.
Natyrisht ka dhe persona që kanë bërë intubim dhe nuk kanë vdekur. Me frymëmarrje të drejtuar dhe janë në Infektiv.
Po kemi persona që janë atje. Më rezulton që ka persona atje. Janë në gjendje të rëndë. Po ata që futen në gjendje të drejtuar janë tepër rëndë dhe meriton një analizë tjetër. Frymëmarrje e drejtuar do të thotë që ka gjendje të vështirë shëndetësore.
Po analizohet. Çdo gjë po analizohet. Asnjë gjë nuk mbetet. Jemi duke analizuar çdo gjë. Kjo është një epidemik që ndodh njëherë në jetë. Sëmundje shumë e transmetueshme. Po aq dhe më shumë se sa gripi. Ka vdekshmëri më të lartë se gripi, prek mushkëritë dhe alveolat. Natyrisht ka një fatalitet sidomos për personat që preken dhe nga sëmundje të tjera. Nuk kemi një trajtim të saktë, të qartë dhe ende një vaksinë.
E vetmja masë që ne kemi, i jemi rikthyer historisë së lashtë të pandemive. Kam lexuar shumë për gripin e 1918. Si u aplikua në disa qytete në SHBA masat. Si ndikoi. Që imuniteti i popullatës të fitohej gradualisht.
Italia nuk e ka kaluar pikun, e ka përjetuar. Ne jemi duke monitoruar pikun. Ne po presim për procesin e intubacionit.
Jemi duke analizuar të dhënat. Bëjnë shumë modelime dhe po shkojmë sipas modelit. Dua të përmend ç’ka thënë një nga personat, Anthony Faucy në SHBA tha se merruni me të dhënat që keni. Kemi 200 rastet e para dhe tek këto do të gjejmë përgjigjen”, tha drejtoresha e ISHP.