Extra “Jemi të paparashikueshëm, sidomos në çift”, Grida Duma në një rrëfim ndryshe:...

“Jemi të paparashikueshëm, sidomos në çift”, Grida Duma në një rrëfim ndryshe: Kodheli një kinge. Topalli një…

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” foli në lidhje me aktualitetin politik, por jo vetëm. Duma doli nga kornizat e politikanes dhe vijoi në një rrëfim special mbi modën, politikanet sharmante në Shqipëri, shenjën e zodiakut dhe dimensionet e saj në shtëpi.

Fillimisht deputetja komentoi lajmin e dhënë nga kryeministri Rama se nga janari i vitit 2022 paga minimale do të behet 320 mijë lekë të reja. Sipas saj që një person të arrijë të ketë minimumin jetik në Shqipëri, i nevojiten 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe se rritja me 20 mijë lekë nuk është asgjë.

“32 mijë lekë të reja pagë është së paku gjysmë më pak se minimum jetik. Pra që një njeri të jetojë dhe minimalisht të marrë kaloritë ushqimore dhe të paguaj ca fatura, se ne nuk e kemi të deklaruar minimumin jetik, nevojiten 640 mijë lekë të vjetra për një individ. Rritjet me 20 mijë lekë të vjetra janë asgjë, sidomos kur ato pastaj fshehin disa taksa që nuk janë direkte por janë indirekte. Sidomos kur ti deklaron që dhe çmimet e shportës janë rritur me 30 %. Për ta bërë këtë nevojitet që të jetë në prioritetet e qeverisë”, tha Duma.

Në lidhje me deklaratat dashurisë të kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, drejtuar liderit të opozitës Basha, Duma i cilësoi si deklarata të një personi që nuk e duan.

“Njeriu që pëlqehet më shumë se mashtron është ky. Domethënë njeri që fiton klikime vetëm duke bërë mashtrime dhe spekulime është ky. Kjo thirrja për dashuri ka histori të tjera. Kjo çështja është që shkon në një lexim psikologjik të personit, jam e bindur se ai që bërtet “të dua ty, të dua ty, të dua ty”, është një njeri që së pari e di që nuk e duan”, shtoi Duma.

Moda dhe politika

Gjatë intervistës së saj Duma u ndal dhe tek zonjat me sharm të politikës shqiptare, ku veçoi Arta Daden, Mimi Kodhelin dhe Blerina Gjylametin nga kampi i majtë, ndërkohë që nga kampi i djathtë zgjodhi Jozefina Topallin, Majlinda Bregun dhe Jorida Tabakun.

“Të bukura ka plot zonja në politikë. Unë e them gjithmonë, për mua Arta Dade është grua e bukur. Mimi Kodheli është grua e mbajtur dhe që do t’i shkonte fjala kinge. E nisa andej për të hedhur poshtë klishetë që do duhej ta nisja nga PD-ja. Patjetër Jozefina Topalli ka një sharm politik, Majlinda ka sharm politik, Jorida ka sharmin e vet. Blerina Gjylameti ka sharmin e vet dhe elegancë”, tha deputetja.

Dimensionet në shtëpi

“Unë kam dy dimensione në shtëpi. Së pari kur hyj në shtëpi dua të vesh pizhamet e ngrohta, të rri me papuçe të gjëra me pizhama të gjera. Në verë kam ftohtë gjithmonë jam një felin. Unë nuk gatuaj që të them se di të bëj këtë e këtë, nuk kam as durim. Që të bëj një tavë me 8 përbërës, nuk kam nerva. Por gjërat i dua të shëndetshme, gatuaj shpejt, por të shëndetshme. Më pëlqen të bëj pulë, jo në furrë se nuk kam kohë”.

Sekretet që i bëjnë Binjakët partnerët më të mirë

“Jemi të paparashikueshëm. Nuk e dimë se cili prej të dyve jemi në atë moment. Sidomos në çift aty ku egoizmi është më i lartë dhe oshilacioni midis shumë të këndshmit dhe shumë të pamenaxhueshmit është më i lartë. Jeta e bukur është me këdo që pranon veten ashtu siç është dhe e shijon me cinizëm. Kur fillon dhe shijon gjithë gjërat e pakëndshme që ke dhe fillon dhe ngacmon veten”.