Politika “Me SHBA-në sot je armik, nesër bëhesh mik”, Paloka: Tani kemi përvojë

“Me SHBA-në sot je armik, nesër bëhesh mik”, Paloka: Tani kemi përvojë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka komentuar akuzat drejtuar ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij për anti-amerikanizëm.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ai shprehet se për Amerikën, sot je një armik, ndërsa nesër bëhesh miku më I afërt.

Sipas Palokës, pas vitit 97’, është kërkuar që Berisha të fshihet nga politika, por ai u bë dy herë kryeministër.

“Këtë termin anti-amerikan e ka thënë kundërshtarët tanë. Unë që u çova në dhjetor për të përmbysur komunizmin jam anti-amerikan? Këtë akuzë fillojnë dhe e bëjnë njerëzit tanë se kush e mbështet Berishën qenka anti-amerikan. Amerika dihet që në radhë të parë dihet se kush është. Ajo nuk është koncept gjeografik. Amerika për ne mbetet vendi i demokracisë, vendi i parimeve të lirisë dhe drejtësisë. Në politikën amerikane ne ishim naiv para 30 viteve, por tani kemi përvojë. Me Amerikën sot je armik, e më pas bëhesh miku më i afërt. Ka shumë shembuj. Amerika ka treguar se lufton për interesat e saj dhe në kohë të ndryshme kanë ndryshuar mendime. Pas 97-ën Berishën kanë dashur ta fshinin fare nga politika, por ai u bë 2 herë kryeministër” – tha Paloka.

Dorëzimi i 4200 firma për Kuvendin Kombëtar! Paloka: Berisha donte t’i dorëzonte në sekretariat! Ja pse vendosën t’i sillnin në zyrën time

“Një pjesë e demokratëve e shihnin në aspektin juridik pasi nuk e njohin sekretariatin si institucion statutor, apo një pjesë thonin që ata janë palë. Procedurat dhe statuti parashikon çdo gjë për Kuvendin e zakonshëm, ndërsa për Kuvendin e jashtëzakonshëm ka vetëm një pikë, ¼ e votave të delegatëve. Nuk shpjegon asgjë për procedurat. Unë dhe Berisha kemi kërkuar të shkojmë në sekretariat. I kam thënë që keni bërë gjithë këtë punë, pasi janë mbledhur në fillim 5000 firma të mbledhura dhe më pas ata kanë bërë disa korrektësi për ndonjë gabim. I thashë keni bërë gjithë këtë punë që të mos hapim ndonjë debat. U diskutuan këto dhe i thashë që Berisha ishim që të çoheshim në sekretariat, disa të tjerë nuk donin. Problemi është që mungon besimi tek palët, ata që mblodhën firmat nuk beson tek pala tjetër. Kjo është kryesorja për mendimin tim. Për fat të keq ka pasur informacione për presione kur deputetët apo kryetarët e degëve, i thoshin demokratëve të thjeshtë që po shkruajte emrin, do ta çoj në ambasadën amerikane. Pas gjithë këtyre debateve, vendosëm ta sjellin në zyrën time. Unë nuk e kam firmosur“ – tha Paloka.