Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video, në të cilën shfaqen 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë që janë dërguar në Itali për të shërbyer në spitalin e Breshias, një prej zonave më të goditura nga COVID-19.
Manastirliu ka përmendur emrat e të gjitha bluzave të bardha që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në përballimin e situatës përmes shërbimit shëndetësor, ndërsa i cilëson ata “krenaria e shqiptarëve”.
“Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim jeni #krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në Itali #FORCA #JEMIMEJU”