Kulturë Jennifer Aniston: Një brez i tërë të rinjsh e konsideron sot ‘Friends’...

Jennifer Aniston: Një brez i tërë të rinjsh e konsideron sot ‘Friends’ si fyes

Është edhe sot një nga serialet televizive më të dashura, çdo ribashkim çmend fansat dhe efekti nostalgji krijon gjithnjë rrëmujë ne rrjetet sociale çdo herë që Jennifer Aniston dhe të tjerët bashkohen (si psh gjatë takimi për yllin në Walk of Fame të Courtney Cox ose atë virtual post Emmy).

E megjithatë sipas aktores që u bë e famshme në botë si Rachel: “Një brezi të tërë” tani i duket ofendues “Friends”, tha Jennifer Aniston, aktorja që fitoi famë në sitcom-in e suksesshëm të viteve ’90.

Në një intervistë për Variety, Aniston tha se krijimtaria në komedi ishte bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi humoristët tani “nuk lejohen” të “tallen me jetën”.

“Tani është pak e ndërlikuar sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm, gjë që e bën vërtet të vështirë punën për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne tallemi me veten, tallemi me jetën”, tha Aniston.

“Ka një brez të tërë njerëzish, fëmijë, të cilët tani po u kthehen episodeve të “Friends” dhe i konsiderojnë fyese”, tha ajo.

“Kishte gjëra që nuk ishin kurrë të qëllimshme dhe të tjera…mirë, duhet t’i kishim menduar… por nuk mendoj se asokohe kishte ndjeshmëri si tani.”

Disa shikues kanë kritikuar “Friends” për mungesë diversiteti. Të gjithë personazhet kryesorë janë të bardhë dhe në serial rrallë paraqiten njerëz me ngjyrë. Të tjerë kanë vërejtur shaka që tani konsiderohen si homofobike ose transfobike.

Aniston nuk është e vetme në mesin e komedianëve apo aktorëve që sugjeron se progresivizmi dhe ndjeshmëria ndaj temave të tilla janë bërë pengesa për krijimtarinë. Komedianë, përfshirë Chris Rock dhe Dave Chappelle, së fundmi kanë kritikuar woke culture (të qenit vigjilent ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor) për faktin që po kufizojnë shakatë.

Krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman, Friends është një nga sit-com-et që ka pasur më shumë sukses, jo vetëm në SHBA, por në nivel global. U transmetua nga rrjetit televiziv amerikan Nbc nga shtatori 1994 deri më 6 maj 2004, prej një total prej 88 orësh.