Jennifer Aniston më në fund ka zbuluar sekretin e saj për të qenë kaq në formë, duke i treguar tabloidëve amerikanë dietën e saj fije për pe.
Aktorja e “Friends”, e cila festoi në shkurt 50 vjetorin, e mban veten në formë duke ngrënë ushqime të ngurta vetëm për 8 orë në ditë, e ndjekur më pas nga 16 orë agjërim.
Jennifer, e cila zakonisht ngrihet në orën 9 të mëngjesit, e fillon ditën e saj me një lëng selino, e ndjekur nga një seancë intensive në palestër dhe, më vonë, meditim.
Lidhur me programin e saj të ushqimit, Aniston tha për Radio Times: “Unë praktikoj agjërim të ndërprerë, kështu që nuk ha asnjë ushqim në mëngjes.
Vura re një ndryshim të madh që kur fillova të shmang ushqimin e ngurtë për 16 orë në ditë”.
Por për fat të keq për ata që duan ta imitojnë, nuk mbaron këtu. Jennifer, në të vërtetë, stërvitet në palestër çdo ditë.
“Kur mbaroj stërvitjen ndihem vërtet e bukur. Nuk ka asgjë si të kujdesesh për trupin tënd, me endorfinat që po shkojnë mirë, dhe gjaku që po pompon çmendurisht: trupi shkëlqen lehtësisht”.
Pra, palestër çdo ditë për të paktën 20 minuta aktivitet. Por pa harruar t’i lejoni vetes ditë pushimi dhe mbi të gjitha për të mbajtur nivelet e stresit tuaj të ulët.