Politika Jep dorëheqjen kreu i OST, ja kush pritet ta zëvendësojë

Jep dorëheqjen kreu i OST, ja kush pritet ta zëvendësojë

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen.

Ky vendim vjen pak kohë pasi OST u përfshi në skandalin e Unazës së Re, pasi “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Tenderi u anulua.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.

Vendin e Gradecit në krye të OST-së do ta marrë Skerdi Drenova, ish-drejtues në Top Channel, raporton Fax News.

LETRA

Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA

I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.