Nga peshkaqeni i bardhë te “peshku i madh Balili” e deri te dhuna në Athinë: 10 fotot më interesante të javës

Një pjesë lumit Presumpscot në shtetin e Mejnit ngrin për shkak të temperaturave disa gradë nën zero që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara.
San Bartolomé de Pinares, Spanjë: Kalërim mes flakëve në ditën e Shën Andonit, i cili konsiderohet shenjtori i kafshëve në Spanjë. FOTO: REUTERS
Klement Balili, në sallën e gjyqit më 17 janar. Pas më shumë se dy vitesh në arrati, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” dhe i konsideruar “peshk i madh” nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, u vu në pranga këtë javë. FOTO: LSA
Pas shpërthimit të një furre buke në Paris, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. FOTO: GETTY IMAGES
Tajlandë, pulëbardhat e emigruara nga Siberia ushqehen nga banorët vendas. FOTO: EPA
Nairobi, Kenia: Forcat e sigurisë evakuojnë disa gra nga një hotel në Nairobi, të sulmuar nga Al-Shabab, një organizatë terroriste somaleze. FOTO: EPA
Një zhytëse noton me një peshkaqen të bardhë, në brigjet e Hauait. FOTO: GETTY IMAGES.
Malet shqiptare të fotografuara nga Salento, Pulia, në një ditë me mot të kthjellët. FOTO: LA REPPUBLICCA
Bagëtitë ecin në mes të dëborës në një fshat në Pogradec. FOTO: LSA
Dhunë, të plagosur dhe të arrestuar të shumtë ka lënë pas protesta r dhunshme në sheshin Sintagma në Athinë kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.
Protesta u zhvillua përpara votimit në Parlament të marrëveshjes, e cila nuk dihet nëse do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të kryeministrit Aleksis Tsipras. FOTO: AFP/Getty Images