Është bërë virale fotografia e një 81-vjeçari me maskë mbrojtëse, hipur mbi një gomar. Në kohën e koronavirusit, Marco Dessì, nga një fshat në brendësi të Sardenjës, i populluar kryesisht nga të moshuarit, vijon ta bëjë jetën e tij si zakonisht, dhe pse me masa mbrojtëse.
Çdo mëngjes, ai shkon në fshat për të parë delet, derrat dhe qentë. Ai mban në xhep vërtetimin që e lejon për të udhëtuar dhe në fytyrë mban maskën.
“Në fshat vështirë se takoj ndokënd, por më ndodh që të shoh një fshatar dhe ta ndaloj të flas, dhe kështu për shumë ditë kam vendosur maskën që më dha infermierja e mbesës time.
Unë i ndjek lajmet çdo ditë dhe e di se ky është një virus i rrezikshëm sidomos për ne të moshuarit. Unë gjithmonë kam qenë aq i shëndetshëm sa një peshk, por kësaj radhe duhet të tregohem i kujdesshëm, nuk e kisha njohur kurrë një situatë të tillë”, tha i moshuari.