Kur një çift ishte lodhur nga jeta e përditshme dhe vendosën të largohen nga shtëpia, shtëpia e tyre e re u bë një fugon i bardhë, të cilin e konvertuan në banesën e tyre për vitet në vijim.
Laia Solé Solé dhe Aitor Florensa Guiu, të dy 24 vjeç nga Spanja, jetojnë në një fugon tipit Peugeot Boxer L2H2. Çifti deri më tani ka udhëtuar në shumë vende të botës, përfshi Francën dhe Marokun.
Laia Solé Solé dhe Aitor Florensa Guiu kishin punuar gjithmonë me kohë të pjesshme ose me kohë të plotë gjatë studimeve dhe ishin krejtësisht të ngopur me jetën e tyre që në moshën 22-vjeçare.
Më pas ata blenë një fugon të vitit 2005 Peugeot Boxer L2H2, i cili u mori rreth dy vite kohë për ta konvertuar në një shtëpi të me të gjitha kushtet. E gjithë kostoja e saj shkoi gati 9 mijë dollarë, shumë të cilën çifti e shpenzuan për mobilimin e hapësirës brendshme të fugonit.
Deri tani çifti ka udhëtuar për mbi 10 mijë kilometra, duke u endur kryesisht rreth vendit të tyre të origjinës, Francës dhe Marokut për pothuajse tre muaj.
Në këtë fugon përveçse ka një dhomë gjumi të rehatshme, ka një kuzhinë të pajisur plotësisht ku çifti mund të gatuajë ushqimet e preferuara ndërsa janë në rrugë të hapur.
“As nuk e dinim që do të ishte diçka kaq e këndshme dhe mbi të gjitha një aventurë mjaft e veçantë. Kjo na bën që në të harrojmë ngarkesën që kemi kaluar, të shijojmë udhëtimin, pa mungesën e asgjëje, të pushojmë sa herë të duam dhe ku të duam”, ka thënë Laia.
“Udhëtimi na ka bërë të kuptojmë se duhet të kujdesemi më mirë për planetin, nëse dëshirojmë të vazhdojmë të jetojmë në të dhe të shijojmë vende të tilla të bukura. Ne kemi ëndërruar gjithmonë për të udhëtuar në botë dhe tani që po e bëjmë. Kjo na ka ndryshuar mënyrën si e mendonim”, ka thënë më tej ajo.
Ata planifikojnë të kthehen në shtëpi për pak kohë para se të nisen më tej nëpër Evropë.
“Shtëpia jonë e vogël duket e përsosur për ne, sepse ne e projektuam atë nga e para. Është 100 për qind në shijen tonë dhe u përshtatet nevojave tona për përsosmëri. Është sikur të kemi një kabinë në mal, por me një ndryshim të vogël, ne mund të lëvizim ngado”, thotë Laia.