Një nënë e re ka treguar për mediat britanike se druhet për sigurinë e vajzës së saj katërvjeçare pasi shtëpia e tyre është e ndërtuar në një rrethrrotullim.
Chelsea Griffiths, 22 vjeç tregon se në orë specifike të ditës i duhet të largohet nga shtëpia për të shmangur trafikun e rënduar që rrethon apartamentin ku ajo jeton.
Blloku i banesave i ndërtuar në mes të rrethrrotullimit ndodhet në fshatin Penywaun, Uellsi i Jugut.
Griffiths, e cila është edhe shtatzënë në muajin e tetë shprehet se i di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim.
“Kështu që e menaxhoj kohën për të ardhur dhe për t’u larguar sa më të sigurt që të jetë e mundur, përndryshe jemi të bllokuar.”
22-vjeçarja rrëfeu po ashtu se shpreson të largohet nga shtëpia sapo të sjellë në jetë djalin.
Zonja Griffiths, e cila punon për sigurinë në festivale, ka jetuar në apartamentet e këshillit për dy vjet me Osha dhe kafshët e tyre shtëpiake, një kotele e quajtur Ginge dhe një lepur, i quajtur gjithashtu Osha.
Babai i një vajze, Rhys Davies, 31 vjeç, i cili jeton në katin e fundit, tha: “Është një vend i rrezikshëm për të jetuar, ka idiotë që vrapojnë me shpejtësi rreth rrethrrotullimit dhe ne jemi të bllokuar në mes.
Banesat nuk duhet të ishin ndërtuar kurrë këtu.”
Punëtori i ndërtimit Rhys, i cili ka thyer shpinën, jeton në banesë prej dy vitesh dhe më parë ishte i pastrehë.
Ai tha: “Më duhej të merrja atë që më ofruan, por nuk është e mirë, veçanërisht për vajzën time të vogël.
“Unë jam përpjekur të dal që kur kam jetuar këtu – njerëzit me fëmijë duhet të kenë një vend më të mirë për të jetuar sesa në një rrethrrotullim.”
Një tjetër banor, Luke Rombach, 33 vjeç, tha se vendndodhja e banesave i kujton nëntë net që kanë kaluar në burg.
“Por unë jam banori më jetëgjatë, kam 10 vjet këtu dhe jam mësuar me të.”