As në një periudhë të tillë si kjo e koronavirusit, paparacët nuk i ndahen yllit portugez Cristiano Ronaldo.
Futbollisti 35-vjeçar di si të shfrytëzojë izolimin brenda shtëpisë së tij në Funchal të Portugalisë. Ai është fotografuar duke marrë rreze dielli në ballkon.
I veshur me pantallona të shkurtra dhe syze të errëta, ylli portugez tregoi trupin e tij të palestruar.
Teksa futbollisti i Juventus po qëndronte brenda shtëpisë, partnerja e tij Georgina Rodriguez kishte dalë për të bërë pazar.
Cristiano Ronaldo është vetëkarantinuar pasi shoku i tij i skuadrës Daniele Rugani rezultoi pozitiv nga testi për koronavirusin COVID-19.