Jim Belushi është një nga aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses në Hollywood.
Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago.
Por aktori nuk e ka harruar origjinën e tij.
Në një postim në rrjetet sociale ai kujtoi me nostalgji kohën kur ndodhej në Shqipëri në vitin 2007.
“Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia”, shprehet Belushi.