Një jaht modern është shfaqur në bregdetin e Sarandës, mes dhjetra sosh që prekin brigjet e qytetit turistik jugor përgjatë sezonit veror.
Jahti ofron një pamje e dizanj të pazakontë, duke reflektuar posedimin e tij patjetër prej ndonjë milioneri, e ndoshta dhe person VIP nga bota.
Por, sipas rregullave në të tilla raste, autoritetet portuale nuk publikojnë emrin e vizitorit, atij që ndodhet në jaht, kjo deri në ikje.
Veç interesit të zakonshëm turistik, jahtet në Sarandë thuhet se vijnë dhe për furnizim me naftë, pasi iu bie më lirë ndokund tjetër rretherotull, sidozot në Greqi, jo për shkak të çmimit por të disa anashkalimeve fiskale.