Bota Jo vetëm Nikki Haley, hija e Michelle Obamës shqetëson Donald Trump

Jo vetëm Nikki Haley, hija e Michelle Obamës shqetëson Donald Trump

Primaret republikane mund të jenë pengesa më e lehtë për manjatin Trump. Ish-Zonja e Parë Obama, nëse do të zbriste në fushë, do të ishte në gjendje sipas sondazheve që të pushtonte Shtëpinë e Bardhë

Dy gra prishin gjumin në dukje të qetë të Donald Trump dhe Partisë Republikane. Jo vetëm që ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, e cila doli e mundur në zgjedhjet paraprake në New Hampshire. Tani në horizont shfaqet “spektri” i Michelle Obamës: nëse ish-Zonja e Parë, e fortë në sondazhe, vendos në minutën e fundit të zërë fushën në vend të Bidenit, skenari për Shtëpinë e Bardhë mund të ndryshojë në mënyrë drastike në favor të demokratëve.

Edhe pse është i sigurt se ka në xhep kandidimin nga Republikanët, Trump mbetet i shqetësuar nga Haley, e cila ka tejkaluar pritshmërite, duke vendosur që të mos tërhiqej nga gara, ndërsa sfida e radhës është në Kraolinën e Jugut, qytetin e saj të lindjes.

“Ajo e ka trurin si pulë”, akuzoi Trump. “Ajo u vesh për natën dhe foli sikur të kishte fituar por humbi!”, vijoi Trump, ndërsa sondazhet i japin një diferencë të madhe me 20% të votave.

Megjithatë, nervozizmi i Trump mund të shkaktohet edhe nga një tjetër “rrezik”, këtë herë jo i brendshëm, por që vjen nga demokratët. Të cilët kanë filluar të kenë frikë se presidenti aktual Joe Biden, i cili gjithashtu kërkon të kandidojë sërish, mund të mos jetë zgjidhja e duhur për të rifituar Shtëpinë e Bardhë. Familja Obama ka treguar pak mbështetje për rikandidimin e Biden, ndërkohë që së fundi është folur mbi mundësinë që Michelle Obama të futet në garën për presidente, ndërkohë që gjithçka do të vendoset brenda pranverës.

Në atë moment loja do të bëhej shumë më e vështirë për Donald Trump, sepse të gjitha kundërshtimet e tij për moshën e Biden dhe pretendimin “papërshtatshmëri” për një mandat të dytë do të humbnin. Jo vetëm kaq!

Michelle Obama, për shkak të karizmës së saj, konsiderohet nga shumë si një kundërshtare e frikshme, e aftë për të mposhtur të gjithë fushatën e Trumpit, i cili tashmë nuk gëzon respekt të madh për shkak të tonit të tij, i cili shpesh kritikohet edhe nga republikanët. Ana tjetër e medaljes është se Michelle, një kandidate e fortë, do të bashkonte anën konservatore të partisë, gjë që Biden nuk ka mundur ta bëjë. /TgCom24