Politika Dënohet kreu i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Dënohet kreu i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dënoi me 9 muaj burg kreun e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Megjithatë, Hajdari nuk do të kalojë asnjë ditë pas hekurave, pasi dënimi ndaj tij u konvertua nga togat e zeza me 150 orë punë.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën, ka pasur denoncime nga rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i cili ka bërë disa kallëzime në SPAK.

Në një dalje për mediat, avokati i Hajdarit, Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i dënuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha ai.