Dhjetëra gjitarë, përfshirë kuajt, delfinët dhe dhitë mund të infektohen me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, zbulon një studim i ri.
Studiuesit kinezë analizuan qelizat e kafshëve në laborator për të përcaktuar se cilat kishin receptorët ACE2 që lehtësojnë marrjen e një infeksioni.
Receptorët ACE2 kanë një formë që përputhet me pjesën e jashtme të koronavirusit, duke siguruar në mënyrë efektive hyrjen e tij në qarkullimin e gjakut.
Rezultatet e ekipit zbuluan 44 specie gjitarësh përveç njerëzve – përfshirë kafshët shtëpiake, bagëtinë dhe kafshët që gjenden në kopshte zoologjike dhe akuariume se kishin receptorin ACE2.
Midis tyre ishin gorillat, balenat, rinocerontët, kuajt, macet, dhitë, një lloj brejtësi, bagëtia, pandat gjigante dhe leopardët. Ekspertët thanë se të gjitha këto mund të jenë në gjendje të infektohen me koronavirus.