Për të është e qartë, por donte që ta bënte edhe për publikun. Trajneri i Gjermanisë e ka të ndarë mendjen se portieri titullar i tij mbetet Manuel Nojer dhe jo Ter Stegen. Ai thekson se Nojeri është numri 1 dhe kapiteni i gjermanëve.
“Unë nuk e kam ndryshuar mendimin, Nojer është portieri im titullar. E kam thënë në nëntor dhe e përsëris, ai është numri 1 dhe kapiteni ynë”, -tha Joachim Low.
Më tej, ai shtoi se gjatë këtij viti do të luhen ndeshje miqësore dhe kualifikuese për Europianin e 2020-ës, kështu që do të ketë raste edhe për Stegen.
“Këtë vit do të kemi ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian dhe miqësore, Ter Stegen luan në një klub të madh, është në majë të botës, ndaj do ti jap mundësi për të luajtur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht, do të ketë konkurrencë në të gjitha rolet, por së paku në portë duhet të them se Nojer është ende portieri ynë titullar.”
Këtë të mërkurë, Gjermania do të përballet në një miqësore me Serbinë, ndërsa të dielën do të luajë kundër Hollandës, në një sfidë kualifikuese të Europianit.