Komunizmi është një ideologji që dështoi dhe populli i Kubës meriton liri dhe një qeveri që e mbështet, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
”Havana është një qeveri autoritare komuniste që ka shtypur njerëzit e saj”, shtoi ajo.
“Komunizmi ka dështuar dhe Kuba është një shtet i dështuar”, deklaroi presidenti Joe Biden në lidhje me protestat që ndezën ishullin.
Biden theksoi se SHBA po përpiqen të rikthejë internetin në vend dhe po dërgojnë ndihma të ndryshme për të luftuar Covid-19.
Ndërkohë, duke folur edhe për Haitin, Biden tha se ”dërgimi i trupave amerikane nuk është në rendin e ditës” dhe se ”thjesht po dërgojmë disa marinsa për të mbrojtur ambasadën”.