Kryesore Joe Biden, mbështetës i faktorit shqiptar dhe një deklaratë e bujshme

Joe Biden, mbështetës i faktorit shqiptar dhe një deklaratë e bujshme

Me Joe Biden nw Shtëpinë e Bardhë, faktori shqiptar ka një aleat të fuqishëm.

Joe Biden, si senator, ai ka qenë një zë i theksuar në Kongresin amerikan kundër agresionit të Sllobodan Millosheviçit. Ai mbrojti interesat e Kosovës atëherë kur vëmendja e gjithë botës ishte tjetërkund.

Gjithashtu, Biden ishte njeriu që prezantoi rezolutën 1999, që autorizonte presidentin Clinton të kryente operacione ushtarake ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë. Ai mobilizoi mbështetjen për fushatën ajrore të NATO-s dhe për përgjigjen humanitare ndaj spastrimit etnik të kosovarëve nga trupat e Millosheviçit.

Biden ka qenë gjithashtu njeriu që mbështeti dhe mbrojti pavarësinë e Republikës së Kosovës, që sipas tij është e pakthyeshme dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai gjithashtu ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës, përfshirë llogaridhënien për personat e zhdukur.

Biden ka deklaruar edhe fjalët “…do të vazhdoj me çdo ind të trupit tim, për ta mbajtur Amerikën të përfshirë me trupa, që të jenë të gatshme të qëllojnë dhe të vrasin, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan…”.

Ndërkohë, gjatë presidencës së Barack Obama ai u dallua për strategjitë e administratës së atëhershme për Irakun dhe Afganistanin, me qëllim uljen e dhunës dhe vendosjes së stabilitetit politik.