Të kërkojmë një shtyrje të re të Brexit në Bruksel përtej 31 tetorit?
“Përkundrazi, preferoj të gjendem i vdekur në një kanal”, u përgjigj Boris Johnson në një pyetje të drejtpërdrejtë mbi këtë temë, gjatë një vizite në Yorkshire (në veri të Anglisë).
Kryeministri konservator po bën të gjitha përpjekjet për daljen përfundimtare të Britanisë së Madhe nga BE, por nga ana tjetër po has me rezistencën e laburistëve të Jeremy Corbyn, të cilët nuk dëshirojnë daljen pa marrëveshje.