Filmi “Joker”, me aktor protagonist, Joaquin Phoenix, fitoi Luanin e Artë në Festivalin e Filmit të Venecias. Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin italian mori një duartrokitje të gjashtë tetë minuta.
I drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ‘80 në qytetin Gotham.
Në veprën kinematografike luajnë gjithashtu Robert De Niro dhe Zazie Beetz.
Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se Phoenix do të jetë edhe fitues i çmimit Oscar.
Luca Marinelli, protagonist në “Martin Eden” të Pietro Marcellos, është fituesi i Çmimit “Volpi” për aktorin më të mirë. Çmimin e aktores më të mirë e fitoi Ariane Ascarise për rolin e saj në filmin “Gloria Mundi” të Robert Guédiguian.
Çmimi i madh i Jurisë shkoi për “J’accuse” të regjisorit Roman Polanski. Në ceremoninë e këtij viti ishin të ftuar dhjetëra personalitete nga bota e artit dhe kinematografisë dhe ylli i mbrëmjes ishte Mick Jacker.
Fituesit e tjerë kryesorë të mbrëmjes.
Roy Andersson fitoi “Luanin e Argjendt” për filmin “OM Det”.
Filmi “La mafia non e piu quella di una volta” mori Çmimin Special të Jurisë.
Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për Yonfan për filmin e animuar “Ji Yuan”.
Çmimi “Marcello Mastroianni” shkoi për aktorin e ri Toby Wal