Jonima është një nga familjet princore më të hershme në Shqipëri. Jonimajt përmenden si Sevastë që më 1208.
Qendrën e tyre politike dhe administrative e patën në Sebastë, në lindje të Laçit. Emrin e familjes Jonima e ndeshim dhe në trajtën Gjonima, Jonema dhe Gonema.
Ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje përmendet bujari Dhimitër Jonima, i cili, më 1389 bashkë me Gjergj II Strazimir Balshën merr pjesë në Betejën e Kosovës.
Pas pushtimit osman, një degë e Jonimajve u vendos në qytetin bregdetar Parga, asaj kohe nën Republikën e Venedikut. Në shek XVI Jonimajt i gjejmë në Librin e Artë të familjeve fisnike të udhjesës së Korfuzit.
Armori i Jonimajve është: i kaltër me një luan të artë dhe të kurorëzuar, ngritur në dy këmbët e pasme, me të përparmet mban një kullë po të artë.
Kjo emblemë u punua nga H.Ströhl më 1908./ Gjin Varfi