Jozefina Topalli, kryetare e partisë “Lëvizja për Ndryshim” ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes të arritur më 25 prill.
“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e se djathtës shqiptare”, shprehet Topalli.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partia “Lëvizja për Ndryshim” mori në të gjithë vendin 7 049 vota.
Në Qarkun e Shkodrës, partia e Topallit mori 1 389 vota.
Jozefina Topalli ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë për 8 vite gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, 2005-2009.
Topalli ka mbajtur dhe postin e zv.kryetares së PD-së nga viti 1996 deri në vitin 2009. Topalli u zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 dhe më pas u rizgjodh edhe katër legjislatura të tjera.