Extra Ju kujtohet biondja në klipin “Makina Memories”? Modelja, sot një nga kokat...

Ju kujtohet biondja në klipin “Makina Memories”? Modelja, sot një nga kokat e shkencës në SHBA

“Makina e memories”, do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve jo vetëm si klipi i parë shqiptar, por edhe për imazhin e një vajze bionde, me flokë të gjatë, që tërhoqi vëmendjen e çdo shikuesi…

Klipi i Ardit Gjebreas me regji të Petri Bozos, solli për herë të parë në një videoklip shqiptar rolin e protagonistes kryesore. Po çfarë bën sot bukuroshja e viteve ’90?

Fatjona, asokohe modele, sot është doktoreshë dhe kërkuese shkencore në neurologji. Ajo vijon të mbetet po aq e bukur edhe sot, kur ka ndërtuar një tjetër të re me bashkëshortin e saj Genti në SHBA.

Revista “Story” raporton se Lubonja është diplomuar në Harvard dhe në Universitetin e Columbias dhe ka disa grada shkencore.