Julian Sula, ka mohuar se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe dy personave që ishin në makinë me të.
Në një lidhje telefonike me ‘Abcnews.al’ ai ka deklaruar se sot është kthyer nga Turqia ku ka qenë për t’u vizituar.
“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë”, tha Sula.
I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoji. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, është shprehur ai.
Më tej ai ka thënë se do shkojë në polici që nesër për të sqaruar situatën.
“Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog, më kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, shtoi Sula.