Sport Jurgen Klopp në kombëtaren e Gjermanisë në 2025?

Jurgen Klopp në kombëtaren e Gjermanisë në 2025?

Kush do të jetë trajneri i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026? Federata nuk i ka hequr shpresat te Jürgen Klopp. Por së pari gjithçka varet nga Julian Nagelsmann.

Këtë verë në disa klube të mëdha do të ketë ndryshime trajnerësh. Një prej tyre është edhe Bayern Mynih që duket se po investohet të tërheqë Julian Nagelsmann që aktualisht po drejton kombëtaren gjermane.

Por çfarë mund të ndodhë nëse Nagelsmann joshet të rikthehet sërish në klubin bavarez?

Fedarata vendase do të përpiqet të marrë Jurgen Klopp në 2025. Trajneri i suksesshëm do të largohet nga Liverpool pas nëntë vitesh.

Më pas Klopp dëshiron të tërhiqet dhe të marrë një pushim. Thuhet se në federatën gjermanë janë të gatshëm ta respektojnë këtë, të gatshëm për ta angazhuan vetëm 12 muaj para fillimit të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

Sandro Wagner, asistenti aktual i Nagelsmann, mund të jetë i komanduar deri atëherë.