Projektohet një shkëmbim i bujshëm mes Juventusit dhe Manchester United. Paulo Dybala i cili nuk po rinovon kontratën me bardhezinjtë dhe është kthyer në një lojtar stoli te kampionët e Italisë është i destinuar të largohet në merkaton e verës së ardhshme dhe e ardhmja e sulmuesit argjentinas mund të jetë në Old Trafford.
Manchester United e ka kërkuar dhe në verën e 2019-ës, kur Dybala ishte pranë shkëmbimit me Lukakun, megjithatë tashmë po flitet për një shkëmbim me një tjetër yll të Djajve të Kuq, Paul Pogba.
Mesfushori francez nuk është më i lumtur te United dhe kërkon rikthimin te Juve, aty ku shpërtheu në futbollin e madh dhe fitoi disa trofe. Vlera e dy lojtarëve në merkato është e përafërt po ashtu edhe mosha dhe një shkëmbim kokë më kokë nuk do të ishte aspak çudi.