Juventusi kundër Interit në 9 mars me tifozë! Është kjo data që është vendosur për rikuperimin e Derbit të Italisë, pra java e fundit që nuk u luajt, duke shtyrë kështu kalendarin e Serie A. Deri tani, 18 klube kanë thënë “po” dhe vetëm 2 klube kanë thënë “jo”. Sipas “Repubblica”, Interi dhe Napoli nuk duan që Juventus-Inter të luhet më 9 mars, por shumica ka vendosur kështu dhe nuk diskutohet më.
Por, ajo që ia vlen të thuhet është edhe se kaosi u përhap sidomos sepse administratori i Interit, Giuseppe Marotta, ndryshoi dy herë versionin e tij… Fillimisht, mëngjesin e ditës së hënë, përpara se të merrej vendimi për ta shtyrë Juventus-Inter më 9 mars, ai tha se “sigurisht që fakti që dëgjova të thuhej se ndeshja mund të bëhet më 9 mars është një sinjal i mendimit praktik, pra sens i mirë dhe i logjikshëm”.
Më pas, kur u vendos data 9 mars për Juventus-Inter, tha se “Ne jemi kundër kësaj zgjedhje, mbetet gjithçka si më parë!”.