Kryesore Super e Marta: Biden apo Sanders kundër Trump?

Super e Marta: Biden apo Sanders kundër Trump?

Përballë të favorizuarit Bernie Sanders, ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden përgatitet sot për Super të Martën, faza vendimtare e paraprakeve demokrate në SHBA, pas bashkimit të tre ish-rivalëve të qendrës.

Në këtë super ditë zgjedhjesh, gjatë së cilës 14 shtete do të votojnë për të zgjedhur rivalin e Donald Trump-it në nëntor, vihet re edhe përfshirja në garë e një protagonisti të ri, miliarderit Michael Bloomerg, i cili kishte hequr dorë nga katër votimet e para për shkak të hedhjes së kandidaturës me vonesë.

”Super e Marta’ do ketë diçka për të thënë”, tha Joe Biden gjatë një mitingu në Dallas, Teksas, në prag të votimeve.

Prej disa ditësh, lajme të mira lidhen me ish-krahun e djathë të Barack Obamës. Pas një fitoreje të dukshme në Karolinën e Jugut të shtunën, ai gëzoi mbështetjen e tre ish-kandidatëve, senatorëve Amy Klobuchar, Beto O’Rourke dhe Pete Buttigeg.

Të gjithë presin që, tërheqja e tyre nga gara, t’i mundësojë Joe Bidenit që t’i bëhet pengesë Berni Sandersit, deri më tani, kryesuesi i garës.

Idetë mjaft të majta të senatorit nga Vermonti, i cili mbron kryesisht një mbulim mjekësor universal, shqetësojnë një pjesë të qëndrueshmërisë demokratike.

“Bernie ka qenë gjithmonë përballë një beteje të madhe. Nëse ai fiton mes demokratëve, kjo do të ishte madhështore”, u shpreh Jessica Chadwell, 24 vjeçe.

Bloomberg në kurth

Por, para se parapraket demokrate të përqendrohen në duelin Biden-Sanders, dy 70-vjeçarët do të përballen sot me Mike Bloomberg.

Pasi ka shpenzuar më shumë se gjysmë miliardë dollarë nga pasuria e tij për të financuar reklamimet e fushatës, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, për herë të parë, do të përballet me vendimin e kutive të votimit.

Bloomberg, i cili bën pjesë në listën 10 njerëzve më të pasur në botë, guxoi të ndërmerrte strategji të pazakontë duke injoruar katër shtetet e para që votuan në primare (Ajoua, Nju Hempshajër, Nevada dhe Karolina e Jugut).

Një debat i parë i dështuar dhe një performancë e dytë aspak bindëse, çoi uljen e votave, edhe pse ende renditet i treti, pas Bernie Sanders dhe Joe Biden.

Rezultatet e ulëta, nga ana tjetër, do t’i hapin vend ish-zëvendëspresidentit në qendër.

Joe Biden do të pozicionohej si pengesa e vetme përballë socialistit Bernie Sanders, në një shtet, ku ky term ende lidhet ngushtësisht me Luftën e Ftohtë dhe komunizmin.

Sanders kryeson

Nga maja verilindore e SHBA deri në Paqësor, parapraket demokrate të organizuara sot mbulojnë një hapësirë mjaft të gjerë: 14 shtete, ishujt amerikanë Samoa si dhe votuesit demokratë që jetojnë jashtë.

Kalifornia, shtet mjaft progresist me 40 milionë banorë, do të marrë një vendim të rëndësishëm në këtë ditë zgjedhjesh. Ndërsa Teksas, me 30 milionë banorë, do të jetë qendra tjetër e rëndësishme për t’u mbikëqyrur.

Votimet për këtë Super të Martë favorizojnë ndjeshëm senatorin nga Vermonti.

Ai ishte në krye të tre (Kaliforni, Teksas dhe Virginia) nga katër shtetet që ofronin më shumë delegatë për Kongresin, i cili përfundimisht do të vendosë në korrik emrin e kandidatit demokrat për president.

Sanders kryesoi gjithashtu edhe në Masaçusets. Një rezultat negativ për senatoren Elizabeth Warren në këtë shtet, që mund të firmosë fundin e fushatës së saj.

Karolina e Veriut anon nga Joe Biden. Si një goditje ndaj rivalëve të tij, Donald Trumpi mbajti një miting zgjedhor në prag të votimeve, ku premtoi të luftojë socialistët radikalë.

Më herët, miliarderi republikan, të cilit i pëlqen të ndërhyjë në fushatën e demokratëve, konfirmoi se këto paraprake janë kundër Bernie Sanders.