Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, do t’i besojë Andrea Pirlo-s deri në fund të sezonit. Më pas, siç ndodh me të gjitha kompanitë e mëdha, duhet përgatitur për çdo mundësi, edhe pse Juventus nuk e ka zakon t’i shkarkojë trajnerët gjatë sezonit dhe ndryshimi në stol, në rast dështimi, do të vijë në fundin e sezonit.
Sipas calciomercatonews.com, emri i zëvendësuesit duket se është gati: bëhet fjalë për Roberto Mancini, i cili do ta ketë mësuar në korrik nëse aventura e tij e para me Italinë në një kompeticion të madh do të ketë qenë e suksesshme ose jo, me Europianin që do të ketë mbaruar.
Ish-trajneri i Inter-it dhe Manchester City-t, në rast se do të transferohej tek Juventus, do të kërkonte menjëherë një të preferuarin e tij: Nicolo Barella.
Duke parë se Inter-i e ka huazuar për 12 milionë euro, me detyrimin e blerjes të fiksuar në 25 milionë, plus bonusin deri në një maksimum prej 12 milionë eurosh, ky do të ishte një operacion i kushtueshëm për arkat e bardhezinjve, por edhe një pikënisje për një projekt të ri afatgjatë, me një trajner me eksperiencë në stol.