Juventusi ka kaluar me sukses, por jo pa vështirësi një tjetër test të rëndësishëm në Serie A, sfidën në Bergamo kundër Atalantës.
Kampionët e Italisë përmbysën me rezultatin 1-3 Atalantën, pasi zikaltrit kishin kaluar në avantazh në minutën e 56-të me Gosens.
Në pjesën e parë, Atalanta kishte humbur edhe një penallti me Barroë, që goditi traversën, por Juventusi përmbysi gjithçka në minutat finale të sfidës, ku Higuain u shndërrua edhe një herë në protagonist me dy gola në minutat 74 dhe 82, fitore e kurorëzuar më pas me golin në sekondat e fundit të Dybala.
Me fitoren e sotme, Juventus mbetet gjithmonë në vendin e parë me 35 pikë.