Juventusi po punon në fshehtësi të plotë për Luka Modriçin dhe po provon gjithçka për ta afruar në Torino fituesin në fuqi të “Topit të Artë”.
Një sulm “blitz” i bardhezinjve që ka surprizuar Interin, që pikërisht në javët e fundit kishte provuar të kuptonte mundësitë reale për të transferuar në Serinë A mesfushorin kroat, të cilin zikaltrit tentuan ta rrëmbenin në verë.
Mirëpo në atë kohë nuk ishin pjekur kushtet për largimin e tij nga Reali, duke nxitur edhe irritimin e presidentit Florentino Perez, ndonëse propozimi për 10 milionë euro neto në sezon kishte gjetur mirëkuptimin e futbollistit.
Tani ka zbritur në fushë për 33-vjeçarin edhe Juventusi, që kërkon ta ribashkojë me Cristiano Ronaldon. Marrëdhëniet e mira mes bardhezinjve dhe madrilenëve, si në rastin e marrëveshjes për CR7, mund të jenë çelësi për një tjetër shtrëngim duarsh mes palëve.