Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e sotme ka zbuluar se ku fshihej Admir Murataj gjatë kohës që ishtë në kërkim nga policia.
Sipas Hoxhës, Murataj fshihej në zonën e Freskut ose në Kamëz, dhe këto deklarata i mbështet në raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror që i kanë kaluar autoriteteve.
Gjithshtu në ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme ai ka dhënë dhe një tjetër informacion shumë të rëndësishëm.
Sipas tij një nga grabitësit e tjerë është plagosur në shpatull, dhe policia ka krijuar një ide se me kë kanë të bëjnë.
“Ka dhe një të plagosur. Personi tjetër është i plagosur në shpatull. Policia ka mbledhur prova, ka një ide se me kë kanë të bëjnë”, tha Artan Hoxha.
Ndërkohë që ceremonia mortore e Admir Murataj, grabitësi që mbeti i vrarë dy ditë më parë, do të bëhet në Çerem të Tropojës.