Kuriozitete Ka jetë në reaktorin e Çernobilit, kërpudha “ushqehet” me radioaktivitet

Ka jetë në reaktorin e Çernobilit, kërpudha “ushqehet” me radioaktivitet

Çernobili nuk shteron të habisë shkencëtarët, edhe pas me shumë se tre dekadash.

Vendngjarja e aksidentit bërthamor më të rëndë dhe të njohur në histori, si pasojë e shpërthimit e reaktorit në vitin 1986 në Bashkimin Sovjetik të atëhershëm, është pothuajse e braktisur totalisht nga njerëzit, por me sa duket jo nga flora dhe fauna.

Qytetet më të afërta me reaktorin, si Pryapat, janë tashmë të pushtuara nga pemë të larta, ndërkohë që drerë, ujqër, dhelpra dhe kafshë të tjera janë banorët e vetëm të atij pylli urban.

Por shenja jete paraqiten edhe aty ku duket e pabesueshme që mund të ketë, brenda vetë reaktorit.

Që në 1991 u pa që një lloje kërpudhe e zezë filloi të rritej në muret e godinës famëkeqe, por nuk u studiuan deri në fillimet e viteve 2000.

Studimi, që ka zgjatur vite të tëra, ka dhënë detaje të pabesueshme për hulumtuesit. Jo vetëm që kërpudhat durojnë nivelet tejet të larta të radioaktivitetit, por në një farë forme ushqehet me të, duke marrë energji.

Kërpudhat e studiuara kanë një nivel shumë të lartë melanine, që tërheq më shumë dritën dhe shpërndan elementët radioaktivë. Melanina ndodhet edhe në trupin e njeriut, veçanërisht tek personat me ngjyrë.

Në rastin konkret, melanina e kërpudhave shndërron me një proces kimik këto elementë në energji që  mundëson rritjen. Shkencëtarët mendojnë se ku zbulim mund të ketë aplikime të rëndësishme për sa i përket pastrimit të aksidenteve që përfshijnë elementë radioaktivë, dhe tregon se krijesa të ngjashme teorikisht mund të jetojnë edhe në planetë që gjykoheshin më parë si të pabanueshëm.