Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në emisionin “Opinion” në lidhje direkte nga çadra nëse gjatë këtyre ditëve ka vendosur kontakte me kreun e Kuvendit dhe të LSI-së Ilir Meta.
Basha tha se nuk ka asnjë kontakt me të.
“Nuk kam asnjë kontakt me të”, tha Basha.
Ai shtoi se nuk do ketë kthim në Parlament, përderisa sipas tij, Parlamenti është pjesë e krimit dhe rrënimit.
Ai theksoi se sa kohë që kjo çështje nuk zgjidhet dhe sa kohë që qeveria është bërë njësh me krimin, si dhe nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD nuk kthehet në Parlament.
Në lidhje me votimin e ligjit të vettingut, kreu i PD-së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike.