Bota Ivanov i përgjigjet ultimatumit të BE: Nuk ua jap shqiptarëve qeverinë e...

Ivanov i përgjigjet ultimatumit të BE: Nuk ua jap shqiptarëve qeverinë e Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov u takua sot me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale politike në vend.

Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, vlerësoi se “me gjendjen status kuo në integrimin evropian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. BE nuk mund të lejojë që kjo të vazhdojë dhe përfundimisht duhet ta identifikojë Ballkanin si një prej prioriteteve të saj më të larta. BE duhet të ndërmarrë hapa urgjentë dhe ta përforcojë procesin integrues të Maqedonisë, i cili është i pakthyeshëm”.

Lidhur me vendimin e tij të fundit rreth ndarjes së mandatit, Ivanov tha se “në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit”.

Me platformën post-zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post-zgjedhore të një shteti të huaj”.