Përplasja Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha ka vijuar edhe përtej Kuvendit.
Pas akuzave të Bardhit se ka marrë dy kate në një prej kullave më luksoze në Tiranë, Lulzim Basha tha se kjo është një shpifje. Duke folur për mediat jashtë parlamentit, Basha tha se kjo është një gënjeshtër tipike e “shkollës berishiste”.
Ndërkohë, ai e etiketoi Bardhin si “avokat i babait të Zenit”.
“Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri i cili dje sulmonte babin e Zenit dhe sot është bërë avokati i babait të Zenit dhe i kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë të deklaruar, e kanë transparent, ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi”, tha Basha.